Ndërsa në Botërorin e Formula 1 po zhgënjen, Sebastian Vettel po shfaqet një bastexhi i pagabueshëm. Këtë piloti i Ferrarit e tregoi në skedinën e tij duke gjetur saktë perfundimet në rezultat të të gjitha ndeshjeve të javës së tretë të Bundesligës në një lojë të organizuar nga e përditshmja gjermane ‘Bild’.
Vettel është i apasionuar pas futbollit, por mesa duket edhe e kupton mjaft mirë këtë sport teksa arriti të gjejë saktë rezultatin e ndeshjes së skuadrës së tij të zemrës, Eintracht Frankfurt ; fitoren 2-1 ndaj Hoffenheimit. Sipas Bild, nëse Vettel do të vinte bast 10 Euro me këtë skedinë do të kishte fituar 6600
Ja dhe skedina fituese e Vettel me rezultatin e parashikuar nga piloti dhe rezultatin e saktë në kllapa
Union Berlin-Mainz 2-1 (4-0)
Dortmund-Freiburg 2-0 (4-0)
Frankfurt-Hoffenheim 2-1 (2-1)
FC Köln-Gladbach 1-2 (1-3)
Ëerder Bremen-Bielefeld 2-0 (1-0)
Stuttgart-Leverkusen 2-2 (1-1)
Leipzig-Schalke 3-0 (4-0)
Ëolfsburg-Augsburg 1-1 (0-0)
Bayern-Hertha 4-0 (4-3)
Sfidanti.al