Brooklyn Beckham dhe cmenduria e fundit e tij për dashurinë

Që nga momenti kur nisën lidhjen e tyre, Brooklyn Beckham dhe Nicola peltz e bënë të qartë se dashuria e tyre ishte shumë intensive. Cifti e tregon këtë cdo ditë me mesazhe dhe foto  nga më romantikes. Por tani djali i Victoria e David Beckham vendosi të shkojë edhe më tej dhe të bëjë një tatuazh në nder të së fejuarës së tij.

Bëhet fjalë për sy që u vizatuan në qafë dhe bëhet e paevitueshme pyetja se përse bëri sy tatuazh. Në fakt nuk bëhet fjalë për sy të cfarëdoshëm , por ata të së fejuarës së tij amerikane dhe Nicola dallohet në mënyrë të vecantë për sytë e saj me ngjyrë blu Kristal.

Gjithcka u mësua gjatë një pozimi të Brooklyn me Nicolan kur djali i ish kapitenit të Anglisë ishte me shpinë nga kamera dhe aty u zbulua tatuazhi i tij

Ajo që nuk dihet me siguri është se kur ai vendosi të bëjë këtë tatuazh, por duke gjykuar nga fotot e tij duhet të jetë një vepër e kohëve të fundit.

Sfidanti.al