Borussia Dortmund përllogarit humbje prej 70-75 milionë Eurosh

Borussia Dortmund përllogarit se këtë sezon do të ketë humbje prej 70-75 milionë Eurosh, ndërkohë që sezonin e kaluar e mbylli me një humbje prej 44 milionë Euro. Kjo është ajo që është rezulton në raportin financiar të klubit që u publikua ditën e mërkurë.

Në vitin e kaluar fiskal, Borussia Dortmund regjistroi të ardhura prej 486.9 milionë Euro duke përfshirë edhe transferimet e lojtarëve. Për këtë sezon pritet një rënie me 5% për shkak të mungesës së të ardhurave nga  shitja e biletave dhe të drejtat televizive si shkak i pandemisë coronavirus

Anëtarët e bordit drejtues të Dortmundit, Hans Joachim Watzke, Thomas Tress dhe Carsten Cramer sezonin e kaluar nuk morën shpërblime financiare, ndërsa në 2018/2019 ata u shpërblyen me 1.4 milionë Euro.

Sfidanti.al