Legjendat ngrejnë lart Interin, por koronavirusi bën “kërdinë”!

Janë dy lojtarë pozitivë, Shkriniar e Bastoni, dhe Antonio Konte e kupton se nuk e ka të lehtë. Në ndeshjen e radhës në Serinë A, Interi do të ketë probleme në mbrojtje, ndonëse sllovaku ende ka një shpresë që të dalë negativ në tamponin e dytë. Derbi me Milanin luhet të shtunën e 17 tetorit dhe zikaltërit mundet edhe që të mos i kenë që të dy. Po ashtu, priten rezultatet e testeve për 8 lojtarë të tjerë. Konte do të duhet të ketë alternativa D’Ambrozion dhe Kolarovin.

Gjithsesi, pavarësisht problemeve, disa nga legjendat interiste të së kaluarës kanë besim te skuadra e sotme. Flitet për ish-lojtarët e Trapatonit që fituan titullin me rekorde në 1989, dhe që ishin në shtëpinë e ish-presidentit Pelegrini. Andrea Brehme, kampion i botës me Gjermaninë në 1990, deklaroi se “Interi sot është barabar me Juventusin dhe mund të luftojë për titullin kampion”.

Sfidanti.al