Gjigandi spanjoll, Mediapro, nuk ka ndërmend të respektojë një kontratë të nënshkruar në kushte të tjera, ndërsa sot paraja është bërë shumë më e vështirë për t’u fituar. Lajmi është që kjo kompani televizive nuk ka ndërmend t’i japë Ligës së Parë Franceze këstin e radhës prej 172 milionë eurosh, që i detyrohet sipas asaj kontrate. “Ka krizë, – thotë presidenti i Mediaprosë, Rures, – duhet diskutuar edhe një herë marrëveshja”. Problemi është edhe më i madh sepse sipas kontratës, Mediapro paguan 780 milionë euro në sezon për të transmetuar ndeshjet e ligës së parë franceze, dhe kjo në një kontratë deri në 2024. Me gjasë, duhet rishikuar gjithçka, ndërsa çdo vonesë apo edhe “korrigjim” mund të sjellë probleme financiare për klubet, probleme që do t’u shtoheshin atyre të mungesës së të ardhurave nga biletat.
Sfidanti.al