Reali i Madridit nuk po i ofron ndonjë kontratë të re lojtarit të vet më të mirë, Kristiano Ronaldo, pasi ai ka në plan që të largohet nga klubi “mbretëror”, verën e ardhshme. Shkaku duket, pak a shumë, i qartë dhe ai është financiar. Kontrata e tij aktuale skadon, në qershor 2021 dhe ai nënshkroi atë, vitin e kaluar, por futbollisti portugez duket se nuk ka ndërmend që ta çojë atë deri në fund. Reali e bleu Ronaldon, në korrik 2009, nga Mançester Junajtidi, duke paguar për të 94 milionë euro dhe rreth kësaj shifre rrotullohet edhe çmimi i tij aktual. Media spanjolle spekulon se një shumë prej afro 100 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme që Reali të bindet që ta shesë yllin e vet më të mirë.
Pakënaqësia e Ronaldos ndaj Realit ka lidhje me atë se Nejmari dhe Mesi, me kontratat e tyre të reja qëkanënënshkruar, gjatë verës së kaluar, janë shumë më të paguar sesa ai. Në fakt, te PSZH-ja ose Mançester Junajtidi atij me siguri që do t’i plotësoheshin të gjitha kërkesat, përfshi një pagë vjetore deri në 35 milionë euro.
Sfidanti.al