Kriminalitet në kontratë? Çfarë kthese merr lufta e Barcelonës me “margaritarin” De Jong!

Kanë nevojë urgjente të ulin  shpenzimet dhe të rregullojnë bilancet, në mënyrë që të regjistrojnë lojtarët e marrë tani në verë. Barcelona është duke luftuar me afatet e pagesave dhe të nisjes së sezonit, ndërsa duket se është e domosdoshme që një lojtar si Frenki De Jongu të largohet sa më shpejt. Deri tani, ai ka qendruar fort dhe ka refuzuar Man. Junajtidin, ndërsa klubi katalanas ka nxjerrë diçka të re. Sipas mediave spanjolle, ka prova për veprime në shkelje të ligjit (kriminale) në kontratën e rinovuar në 2020, kur president ishte Bartomeu. Nëse kjo provohet, Barça shpëton nga rroga e lartë e mesfushorit holandez,që duhet të kthehet në nivelin e vitit 2020.

Sfidanti.al