Man. Junajtidi habit gjithë botën duke postuar në Tuiter videon ku vërshëllehej Kristiano Ronaldo!

Zërat kundër ishin nga vetë tifozët e “djajve të kuq”, ndërsa skuadra doli në nxemje në stadiumin “Old Traford”. Një pjesë e publikut në impiant vërshëlleu fort kundër Kristiano Ronaldos, ndërsa portugezi doli përpara fillimit të ndeshjes ndaj Brajtonit. Deri këtu jemi në rregull sepse njerëzit janë të zemëruar që CR7 dëshiron të largohet nga ekipi i tyre i zemrës. Gjithsesi, habia e madhe ishte që vetë Man. Junajtidi e postoi këtë moment në faqen zyrtare në Tuiter dhe gjithë bota u habit që klubi e bëri këtë gjë. “Ata e vërshëllyen Ronaldon”, shkruajti një tifoz në rrjetet sociale.

Sfidanti.al