Didi Haman parashikon “përsëri” që Dortmundi ia merr Bajernit titullin!

E bëri edhe vjet këtë “ritual” dhe kuptohet që doli i gabuar. Nuk është e lehtë të bësh parashikim kundër Bajernit në Bundesligë dhe Ditmar Hamani padyshim duhet lavdëruar të paktën për guximin. Ish-mesfushori i Bajernit dhe i Liverpulit ndoshta dëshiron të jetë snob apo “kundërpedal” dhe përsëri deklaron se “Dortmundi do të daë këtë sezon kampion në Gjermani”. “Dortmundi ka forcuar shumë mbrojtjen që vjet e kishte të dobët, – tha ai, – ka marrë dy nga qendërmbrojtësit më të mirë gjermanë, si Zyle dhe Shloterbek. Në mesfushë është një lojtar punëtor si Salih Ozxhan, ndërsa në sulm është Karim Adejemi. Në të kundërt, Bajerni ka nja dy lojtarë tepër të rolit të “argëtuesve”.

Sfidanti.al