“La Gazeta delo Sport” nuk ka dyshime dhe i kushton një analizë paraqitjes së deritainshme të rekordmenëve të titujve në Itali. Kjo, nxitur sidomos pas katastrofës 0-4 në miqësoren me Atletikon e Madridit. Media kryesore sportive në Apenine flet për një krizë identiteti të Juventusit pas 3 vitesh eksperimente me Sarrin, Pirlon dhe tani sërish me Alegrin. “Tek Juvja, lojtarët e cilësojnë futbollin punë dhe jo kënaqësi, ndaj edhe nuk argëtohen në fushë, – shkruan “La Gazeta”, – problemi është se ekipi ka pasur etikë pune, por jo argëtimi, veçse punën e bënte, ndërsa ndryshimi nuk u arrit me Sarrin dhe Pirlon, duke humbur ADN-në. Një krizë ideniteti”.
Sfidanti.al