Red Bulli thotë se po udhëheq në Formula 1 nga gabimet e Ferrarit!

Skuadra austriake është në krye të renditjes së kampionatit botëror të shpejtësisë duke pasur epërsi në të dy klasifikimet. Maks Verstapen është 80 pikë mbi Sharl Lëklerkun e Ferrarit pas garës së Hungarisë, ndërsa vetë Red Bulli është 97 pikë larg “kokëkuqes”. Këshilltari i austriakëve, Helmut Marko, ia dedikon këtë sukses gabimeve të mëdha të italianëve. “Ferrari po bën thuajse gjithçka gabim, – thotë Marko (në foto), – Në Budapest, ata nuk i ngrohën gomat në temperaturën e duhur, dhe pastaj zgjodhën strategjinë e gabuar të ndalesave. Nuk e kuptoj pse nuk vendosën gomat e mesme sepse do të kishin qenë shumë më mirë. Kjo bëri që Toto Volfi dhe Mercedesi të dilnin fitues të mëdhenj në vend të dytë e të tretë”.

Sfidanti.al