Këta janë tifozë, ultrasit e Man. Junajtidit protestojnë ashpër kundër pronarëve të klubit!

Ishte ndeshja e parë e sezonit të ri, me trajner të ri dhe ambicioz si dhe me shpresë që të mos përsëriten dështimet e viteve të kaluara. Për tifozët më të zjarrtë të Man. Junajtidit kjo ditë nuk ishte thjesht për të shkuar në stadium e për të përkrahur skuadrën, por së pari për të protestuar. Tifogrupi i mbiquajtur “I vitit 1958” shprehu gjithë zemërimin dhe kundërshtimin ndaj pronarëve të klubit, miliarderëve amerikanë të familjes Glejzër, ndërsa afrohej ora e sfidës ndaj Brajtonit në Premier Ligë. Protesta e tyre detyroi klubin që të mbyllte dyqanin e madh të suvenireve. Parimi i tifogrupit ishte “Dashuro Junajtidin, urre Glejzërsat”, ndërsa kërkuan sërish që amerikanët ta shisnin klubin.

Sfidanti.al