Kovidi bën namin në Serinë A, “sëmuret” Interi, shtyhet Torino-Sasuolo

Janë pesë raste në një klub të vetëm, dhe skuadra është vendosur në izolim. Interi u godit kur nuk e priste nga koronavirusi, dhe të infektuar janë administratori i deleguar Bepe Marota, drejtori sportiv Piero Auzilio, përgjegjësi ligjor avokati Anxhelo Kapelini, dhe drejtuesi tjetër Alesandro Antonelo. i infektuar edhe një pjesëtar i stafit teknik të trajnerit Antonio Konte, por për arsye të mbrojtjes së qetësisë së tij nuk i jepet emri. Skuadra është e izoluar, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë probleme me lojtarët apo jo.

Probleme me futbollistët ka pasur për Torinon, dhe deri tani janë 9 persona që kanë dalë pozitivë pas testimeve. Shtatë janë lojtarë dhe dy pjesëtarë të stafit teknik. Kjo gjë detyroi autoritetet që të anulonin ndeshjen e së premtes ndaj Sasuolos në Serinë A, ndërsa sfida e 3 marsit kundër Lacios mbetet ende në fuqi për t’u luajtur.

Sfidanti.al