‘Lève’, restoranti i ri i Bonuccit; luks në Torino

Nga fusha, te kuzhina; Leonardo Bonucci hyn në botën e restoranteve bashkë me 4 ortakë të tij. Nuk është hera e parë që një futbollistr zgjedh sektorin kulinar për të investuar dhe mbrojtësi i Juventusit vendosi të ndërmarrë këtë hap dhe të hapë një restorant luksi ‘Lève’.

Restoranti është hapur prej vetëm pak ditësh në qendër të Torinos në Rrugën ‘Galileo Ferraris’ përballë Galerisë së Artit Modern. Vendi ku është ky restorant është shumë elegant, një vilë e viteve ‘700. Nuk kishte zgjedhje më të mirë për të pasqyruar në mënyrën më të mirë elegancën dhe stilin e restorantit e të menusë që ka gatime me produkte të tokës e të detit me propozime të një cilësie të lartë.

Frymëzimi për këtë restorant është marrë nga Formentera; Marco de Matteis do të drejtojë kuzhinën, ai që është shefi i ‘Bocasalina’, restoranti më i njohur në Es Pujols, qendra turistike e Formenteras

Ashtu sic lexohet në faqen zyrtare, Lève është i hapur për drekën cdo ditë nga 12:00-16:00 nga e hëna në të premte, ndërsa të shtunën e të dielën është i hapur nga 12:00 deri në 18:00

Sfidanti.al