Kylian Mbappe, sërish lojtari më i vlerësuar

Kylian Mbappe mbetet futbollisti me vlerën më të lartë në merkato. Kjo është ajo që publikon agjencia KPMG Football Benchmark sipas së cilës, vlera e kartonit të yllit të Paris Saint Germainit është 185 milionë Euro, një shifër kjo që është në rënie me 40 milionë Euro në krahasim me vitin e kaluar. Në vendin e dytë është  sulmesuesi i Tottenham, Harry Kane me 125 milionë Euro, po aq edhe Raheem Sterling i Manchester City në vendin e tretë.

Në dhjetëshen e lojtarëve më të vlefshëm të KPMG figurojnë edhe Jadon Sancho me 118 milionë Euro. Neymar vlera e të cilit ka rënë deri në 115 milionë Euro, Mohamed Salah (115), Marcus Rashford (115) dhe Kevin De Bruyne (114). E plotësojnë këtë dhjetëshe dy futbollistët e Liverpool Trent Alexander Arnold (111 millones) dhe Sadio Mané (110). Ndërkohë qe bie në sy që talenti norvegjez Erling Haaland ka mbetur jashtë kësaj dhjetësheje  dhe gjendet në vendin e 11 me një vlerë të merkatos prej 110 milionë.

Përsa u përket futbollistëve që janë rivlerësuar më shumë, dmth që ka pësuar rritjen më të lartë te vlerës është pikërisht futbollisti i Barcelonës, pedri me 26 milionë  në krahasim  me vitin e kaluar duke lënë pas Phil Foden, vlera e të cilit është rritur me 20 milionë.

Sfidanti.al