Një nga përfundimet ku mbërritën analistët në Angli ishte që Mançester Junajtidi e ka të vështirë të shkarkojë tani Ole Gunar Solskjerin sepse nuk ka me kë ta zëvendësojë. “Deili Meil” theksonte se kandidati më i mirë, dhe vërtet i shkëlqyer, ishte Antonio Konte, por italiani më në fund vendosi që të pranonte ofertën e Totenhemit, ndaj edhe në tregun e futbollit mbetet vetëm një emër që vlen, Brendan Roxhers i Leisterit. Në të vërtetë, mediat angleze shkruajnë se Konte priste një sinjal nga Junajtidi përpara sesa të vendoste për Totenhemin, dhe kur ky sinjal u duk se nuk do të vinte, firmosi në Londër. Ky skenar ngjan pikë për pikë me atë që ndodhi në Itali kur trajneri 52-vjeçar nënshkroi për Interin në 2019. Për shumë kohë u fol që Konte do të shkonte tek Roma, madje u diskutua edhe për një parakontratë, por më në fund ndërhyri Interi dhe ai pranoi të shkonte tek ekipi më i madh, duke fituar edhe titullin. Këtë herë shkoi tek ekipi më i vogël, sepse i madhi “nuk ia vari” në kohë.
Sfidanti.al