Fitore historike e Kanelo Alvarezit, i pari kampion absolut i botës në peshat super të mesme

Boksieri meksikan triumfoi ndaj rivalit Kaleb Plant duke marrë edhe brezin e vetëm të artë që i mungonte këtë moment. Kanelo Alvarez realizoi një ndeshje të nivelit të lartë taktik duke fituar në raundin e 11-të me nokaut, dhe tani është kampion i botës në 4 federata të ndryshme. Lufta ishte e vështirë në ringun e Las Vegasit pasi Planti ishte i pathyer deri këtë të shtunë. Alvarezi kishte më parë brezat ËBC, ËBA dhe ËBO, ndërsa tani mori edhe brezin IBF të peshave super të mesme të boksit profesionist. Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e këtij sporti, në këtë kategori. Alvarezi cilësohet si boksieri më i mirë i botës “kile për kile”, ndërsa në të kaluarën ka pasur ndeshje të mëdha me Flojd Mejuedhësin dhe Genadi Golovkinin.

Sfidanti.al