Shifrat e tij me Bajernin janë vërtet të jashtëzakonshme dhe i afrohen atyre të yjeve si Pushkash, Pele apo Kristiano Ronaldos kur ishte tek Reali. Robert Levandovski ka arritur në 290 gola në Bundesligë duke iu afruar “murit” të 300-es të cilin më parë e ka kaluar vetëm Gerd Myler. Kjo, pas rrjetës ndaj Frajburgut në javën e 11-të të kampionatit. Këtë sezon ai ka 23 gola në vetëm 17 ndeshje dhe besohet se do ta kalojë kufirin e 40 rrjetave. Kjo do të thoshte se sulmuesi polak do të kishte 7 sezone radhazi me mbi 40 gola në edicion, diçka që e ka bërë vetëm Lionel Mesi, dhe i është afruar Kristiano Ronaldo. Për Bajernin ai ka 216 gola në Bundesligë në vetëm 230 ndeshje, dhe totalin e ka 317 gola në 346 ndeshje, diçka vërtet e një niveli shumë të lartë.
Sfidanti.al