Për të u shpenzuan jo më pak se 100 milionë euro, dhe nëse gjithçka do të kishte shkuar sipas planit, Çelsi do të kishte përfituar mbi 170 milionë euro. Eden Hazar nuk doli një transferim i lumtur për Realin e Madridit, i shkatërruar nga dëmtimet e shumta, duke humbur edhe besimin tek vetja dhe besimin e trajnerëve, por problemi tjetër i madh për spanjollët është që nuk po mundin ta dërgojnë diku tjetër. Mediat europiane shkruajnë se presidenti Florentino Perez kishte planifikuar të përfitonte të paktën 50 milionë euro për të ulur dëmet financiare, por askush nuk duket i interesuar. Reali paska “trokitur derë më derë” për belgun, por pa sukses. Bajerni i Mynihut, Paris SG dhe tani Njukasëlli i sheikëve sauditë e kanë refuzuar Hazarin.
Sfidanti.al