Ai po bënte intervistën e tij për “Skaj Sportin” në përfundim të duelit me Sitin, dhe padyshim ishte i lodhur e jo pak i stresuar. Gjithsesi, Jurgen Klopi mbeti besnik i vetvetes, duke bërë shakanë e radhës, e duke u kthyer sërish në një yll të shfaqjes. Ndërsa fliste, ai ndjeu hapat që po afroheshin nga pas, u kthye dhe pa figurën e Pep Guardiolës pas tabelave të vendosura në hollin e “Anfildit”.
“Pep Guardiola po vjen”, – tha me zë misterioz, trajneri i Liverpulit, dhe u largua duke qeshur, e duke i bërë të gjithë të qeshnin. Një sportivitet i admirueshëm i gjermanit, që tregoi se përse mbetet një nga personazhet më të dashur në futbollin europian dhe atë botëror. Shumëkush mendoi se do të kishte tension mes tij dhe Guardiolës, pas një ndeshjeje me shumë polemika, por kjo fjalë duket se nuk ekziston në “repertorin” e Klopit.
Sfidanti.al