David Vija në biznes; do të jetë pronar I një klubi futbolli në SHBA

David Vija iu bashkohet futbollistëve që bëhen pronarë klubesh futbolli. Sulmuesi I Visel Kobe nëpërmjet një postimi në Tëitter bëri të ditur blerjen e Queensbro, një klub që është duke u formuardhe që do të marrë pjesë në USL Championship, kampionati I dytë më I rëndësishëm në SHBA, në vitin 2021

Vija do të jetë pronar bashkë me një grup investitorësh të drejtuar nga Xhonatan Krejn, Shefi Ekzekutiv I kompanisë ‘KraneShares’ që sponsorizon edhe Neë Mexiko United, në po këtë kompeticion. Tashmë në moshën 37 vjecare, David Vija është në vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist profesionist dhe hapi tjetër I tij është që me eksperiencën e tin të ndihmojë në rritjen e futbollit në SHBA

Në një intervistë për ESPN, Vija e përkufizoi këtë etapë të re si një mundësi emocionuese dhe unike dhe u shfaq krenar që është pjesë e këtij projekti. Ndërsa Alek Papadakis, Shefi Ekzekutiv I USL Championships e vlerësoi hyrjen e një klubi të  ri në këtë kompeticion.

‘Është një hap I madh për ligën tonë-tha Papadakis-kur mendojmë për zgjerimin e saj marrim parasysh 3 kritere; komunitetin e apasionuar pas futbollot, një grup I fuqishëm pronarësh dhe rrugëtimi drejt krijimit të një stadiumi që të jetë specifikisht për futbollin. Me Queensboro plotësohen këto kritere dhe me Krejn e David Vijën besojmë se ky klub ka potencialin për të qenë shumë special’.

Sfidanti.al