Është 38 vjeç, dhe padyshim vitet mbi supe nisin e rëndojnë gjithnjë e më shumë, edhe pse flitet për një kampion të madh. Zllatan Ibrahimoviç është në prag të një etape të re në karrierë, dhe ndoshta mosha mund të jetë duke ndikuar në zgjedhjen e tij të mundshme. Besohet se Bolonja është destinacioni më i pritshëm për suedezin me origjinë boshnjake, ndonëse flitet se klube me emër si Mançester Junajtid, Milan e Napoli gjithashtu janë të interesuar.
Cila është arsyeja që Ibra mendon për shumë për Bolonjën (siç thuhet e shkruhet)? Mund të jetë çështja e konkurrencës më të vogël, pasi bolonjezët nuk kanë organikën e Junajtidit, Milanit apo Napolit. Nuk harrohet, p.sh., që Roberto Baxho luajti në fund të karrierës me Breshën, pasi ishte për Fiorentinën, Juventusin, Interin e Milanin. Arsyeja tjetër mund të jetë Sinisha Mihajloviç, trajneri i sëmurë i Bolonjës, për të cilin Zllatani kurrë nuk e ka fshehur simpatinë.
Sfidanti.al