Junajtid në hall, të zmadhojë stadiumin, a të shpenzojë për Zhozen!

Drejtuesit e Mançester Junajtidit kanë gati plane madhështore për stadiumin e tyre, “Old Traford”. Projektet janë në tryezat e tyre për rritjen e kapacitetit të impiantit nga 75 000 që është aktualisht, në 88 000 vende, gjë që do ta bënte thuajse të barabartë me “Uemblin” që mban 90 000. Jo vetëm kaq, por “Teatri i Ëndrrave” do të ishte stadiumi i tretë më i madh në Europë, pas “Kamp Nout” dhe “Uemblit”. E gjitha kjo do të thotë investim me fitim të sigurt, pasi “Old Trafordi” nuk ka thuajse kurrë vende bosh.

Gjithsesi, këto plane mund të grisen për momentin, apo të shtyhen, pasi ka një shkak më të fortë për të shpenzuar paratë. Zhoze Murinjo kërkon buxhet këtë verë për të sjellë lojtarë të tjerë në skuadër, në mënyrë që të luftojë edicionin e ardhshëm, për titull me Mançester Sitin e Guardiolës.

Sfidanti.al