Guardiola: Sikur të më dënoni përsëri, fjongon e verdhë nuk do ta heq!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është gati që ta pranojë dënimin me gjobë, për shkak se kishte vendosur një fjongo të verdhë në xhaketën e tij, sipër, në anën e majtë, në ndeshjen finale të FA Kupës kundër Arsenalit. Sikurse dihet, Siti e fitoi ndeshjen 3-0, kështu, edhe Kupën në fjalë, nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Guardiola, që kishte vendosur në xhaketë një fjongo të verdhë, simbol të mbështetjes së luftës për pavarësinë e Katalonjës.

“E di se unë i kam shkelur rregullat dhe do ta pranoj gjobën, por, ta dini, se unë nuk jam vetëm trajner”, deklaroi Guardiola, duke vazhduar më tej: “Në burg, ndodhen katër veta që nuk kanë mbajtur kurrë armë, por vetëm fleta votimi! Unë do të vazhdoj që ta mbaj fjongon e verdhë, sido që të jetë puna, ndaç të më dënojnë. Ky është qëndrimi im”, theksoi Guardiola.

Federata e futbollit të Anglisë ka bërë padi kundër Guardiolës, sepse ai kishte mbajtur fjongo të verdhë dhe sepse ajo përmbante një mesazh politik, gjë që është e ndaluar në stadiumet angleze.

Sfidanti.al