Arsen Venger ne oret e fundit ke qene protagonist ne median britanike qe shihte ate larg Arsenalit ne fund te sezonit. Por trajneri i Topçinjve duket se nuk e vret shume mendjen ne kete pike, gje qe e theksoi ne prag te sfides me Mançester Sitin ne Premier League.
‘Per te qene i sinqerte, e ardhmja te Arsenali eshtr shqetesimi im i fundit-tha Venger-shqetesimi im eshte perqendrimi te ndeshja’.
Ne te vertete Venger nuk dha shume detaje ne lidhje me kete çeshtje, perkundrazi preferoi te evitoje pergjigjen e pyetjeve rreth qendrimit ose jo te tij te Arsenali.
‘Detyra ime eshte qe te perqendrohem te veprimet-vijoi Venger-jane te tjeret qe bejne vleresimin per punen time. Jam ketu prej 21 votesh dhe kam bere gjithçka per te respektuar kontraten time. Jam i befasuar per faktin qe me duhet t’i pergjigjem kesaj pyetje’.
Arsenali, ne kete moment eshte ne vendin e 6, dhjete pike larg zones Champions. Ngushellimi qe i ka mbetur skuadres londineze eshte Europa League ku ne 1/8 e finaleve do te perballet me Milanin.
Sdidanti.al