“Bombë” nga Parisi: PSZH-ja – gati të sakrifikojë Mbapen për Nejmarin?

Verën e kaluar, PSZH-ja solli në “Parkun e Princave” Nejmarin dhe Mbapen, duke paguar për të dy ata 400 milionë euro të pabesueshëm, por kjo, sikurse duket, nuk është fundi i “çmendurisë” së klubit të pasur francez. Vetëm pak ditë, pasi u aktivizua klauzola e blerjes së Mbapes me vlerë prej 180 milionë eurosh, në PSZH, sikurse spekulohet, po mendohen që “të çlirohen” nga futbollisti i ri francez dhe arsyeja është… Nejmari.

Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se njeriu nr.1 i PSZH-së, Naser Al Kelaifi, ka në plan që, verën e ardhshme, t’ia ofrojë Mbapen Barcelonës, ndërsa, si shkëmbim, të marrë Filipe Kutinjon dhe “disa” para. Sado që kjo gjë duket jorealiste, gazeta e mësipërme sjell “fakte” për lajmin e vet. Ka pasur informacione se Nejmari, përsëri, nuk është i kënaqur dhe arsyeja, kësaj here, është Mbape, sepse ky futbollist i i ri i talentuar po luan mjaft mirë, kështu që ka mundësi që ta lejë në hije edhe këtë futbollist brazilian (Nejmarin) që, për këtë të fundit, është e palejueshme, sepse ai, pikërisht, iku nga Barcelona që të mos qëndrojë në hijën e askujt!

Nejmari, ndërkohë, e ka mik shumë të afërt Kutinjon dhe i ka kërkuar pronarit të klubit parisien, që verën e kaluar, që ta sillte atë në “Parkun e Princave”, kështu që ai u zhgënjye shumë, kur bashkatdhetari i tij u shpërngul në “Kamp Nou”. Për këtë arsye, ka shumë mundësi që pronari ose pronarët nga Katari të jenë të gatshëm që të sakrifikojnë Mbapen, vetëm që ta bëjnë të lumtur futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Sfidanti.al