Tenistja kanadeze, Juxhin Bushar, fitoi gjyqin kundër Federatës së Tenisit të SHBA-së për fatkeqësinë që i ndodhi asaj gjatë kohës së turneut të hapur të SHBA-së, më 2015. Trupi gjykues vlerësoi, ditët e fundit, se 75 për qind të fajit për dëmtimin që pësoi tenistja kanadeze, e mban federata amerikane dhe se kjo e fundit duhet t’i paguajë tenistes Bushar 20 milionë dollarë! Kjo shumë është shumë herë më e madhe sesa ajo që kjo teniste kanadeze ka fituar nga tenisi gjatë të gjithë karrierës së saj. “E ndjej veten të lirë”, vuri në dukje kjo teniste atraktive, qëkur mori vesh për shumën që do t’i paguajë asaj federata amerikane e tenisit.
Sa për kujtesë, Bushari ngriti akuzë kundër federatës së lartpërmendur, për shkak të dëmtimit që ajo pësoi në turneun Grand Slam të Nju Jorkut; në dhomën e zhveshjes së turneut, për shkak se dyshemeja e saj ishte e lagur, ajo rrëshqiti dhe ra, duke goditur kokën dhe duke pësuar një tronditje të trurit. Po ashtu, ajo pretendoi se asaj iu morën mendt nga lenda kimike, me të cilën ishte larë dyshemeja.
Bushari, pasi u dëmtua në kohë, e ndërpreu pjesëmarrjen e saj në turneun e lartpërmendur në Nju Jork, më 2015. Tenistja kanadeze, Bushar, dikur finaliste në turneun e Uimbëlldonit dhe e pesta në listën e ATP-së, tani ndodhet në vendin e 121-të saj!
Sfidanti.al