Mançester Junajtid i veteranëve të viteve 90-00 luajti një miqësore për bamirësi në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës së veteranëve, dhe ia doli të fitonte 3-1. Do të ketë edhe një takim “kthimi” në “Old Traford”, por duket se anglezët janë në epërsi. Duajt Jork, Xhesper Blomkuist dhe Karel Poborski ishin shënuesit për fituesit, ndërsa Frederik Dehy shkurtoi diferencën për Barçën, që pati në radhët e veta lojtarin më të mirë të ndeshjes, Ronaldinjon.
Ylli brazilian tregoi se nuk kishte humbur asgjë nga shkëlqimi i tij, me përjashtim kuptohet të përgatitjes fizike që nuk e ka si në ditët e tij më të mira. Në sulm, në krah të Ronaldinjos ishte Rivaldo, dhe po ashtu Edgar Davids. Për Barçën luajtën edhe Nadal, Beleti, Edmilson, Mendieta, Zhyli apo Simao, ndërsa “djajtë e kuq” kishin portierin Van der Gouv, pastaj Braunin, Silvestrin, Parkun apo sulmuesin Saha.
Sfidanti.al