Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo ishin një këmbanë alarmi. Shmangia e yjeve të futbollit nga taksat për të drejtat e imazhit tashmë mund të quhet problem europian, pasi Anglia nisi një fushatë të vërtetë për të mbledhur milionat e humbura. Autoritetet tatimore të Madhërisë së saj Mbretëreshës mësohet se po hetojnë më shumë se 100 futbollistë, 39 klube dhe 13 agjentë, që dyshohet se ia kanë hedhur shtetit.
Nuk jepen emrat nën hetim, por autoritetet thonë se fushata e tyre ka nisur prej kohësh dhe se ata i kanë kthyer shtetit plot 269 milionë paund stërlina të taksave të papaguara që nga viti 2014. “Po hetojmë çështjen e taksave të 67 lojtarëve, 39 klubeve, 13 agjentëve, si dhe 100 futbollistë të tjerë që dyshohet se kanë përdorur skema shmangieje”, – thuhet në deklaratën e tatimorëve. Kjo do të thotë rritje në krahasim me 43 lojtarë, 12 klube e 8 agjentë që ishin nën hetim në dhjetor.
Në Spanjë, hetimet kanë qenë të forta me Mesin, Nejmarin dhe Ronaldon, ndërsa në Francë, policia shkoi tek alademia e Paris SG, ndërsa Angel Di Maria pranoi të paguante 2 milionë euro, pasi kishte shkelur ligjin për taksat.
Sfidanti.al