Trajneri zikaltër e ka shumë të qartë se çfarë parashikohet për sfidën e sotme në Champions, edhe pse luhet në “San Siro”. Interi, një skuadër tri herë kampione e Europës, cilësohet si e “klasit të dytë” përballë Liverpulit. Anglezët nuk jepen favoritë thjesht sepse kanë fituar 6 tituj në “kupën me veshë”, por sepse aktualisht cilësohen si ekip më i mirë sesa Interi. “Liverpuli është favorit, – pranon Simone Inzagi, – por, Interi do të përpiqet të imponojë lojën e tij. Të kuqtë janë ndër më të mirët në botë, por ne nuk do të hyjmë në fushë të nënshtruar, dhe të mundur pa e luajtur ndeshjen. Duhet të jemi krenarë që luajmë ndaj një rivali të tillë”. Kur ishte trajner i Lacios e provoi çdo të thotë të luash ndaj Bajernit, edhe pse Interi ka emër më të madh sesa lacialët. Për formacionin, Inzagi nuk foli shumë, por në sulm, sipas tij, mund të luajë secili nga 3 lojtarët, Xheko, Lautaro, Sançez.
Sfidanti.al