Mungesat nuk do të jenë të shumta, por ato që do të jenë, mund të ndikojnë. Për Interin, minusi kryesor i sfidës është ai i Nikolo Barelës, i cili do të jetë i pezulluar për të dyja ndeshjet ndaj Liverpulit. Në vend të tij, trajneri Inzagi ka menduar në mesfushë Arturo Vidalin, ndërsa në mbrojtje mungon atlernativa uruguajane, Vesino, i dëmtuar. Për fat, lëndimi i Bastonit nuk ishte i rëndësishëm dhe lojtari pritet në fushë.
Liverpuli nuk ka dhimbje të mëdha koke, dhe tekniku Jurgen Klop mund të hedhë formacionin më të mirë, me Alisonin, Van Dajkun, dy lojtarët e krahut në mbrojtje, Salahun, Manenë dhe Zhotanë të preferuar përpara Firminos që luajti në kampionat. Kthehet Tiago Alkantara, ndërsa kapiteni Henderson është i palëvizshëm.
Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris, Vidal, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, Aleksis Sançez (Lautaro).
Liverpul (4-3-3): Alison, Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Tiago Alkantara, Salah, Zhota, Mane.
Sfidanti.al