Klop: Do të luajmë ndaj skuadrës më të mirë në Itali!

Liverpuli do të ketë një minus në krahasim me italianët sepse skuadra angleze do të ketë një ditë pushim më pak, por gjithsesi trajneri Jurgen Klop nuk ka dëshirë që ta bëjë çështje. Ndoshta, mund ta përmendë nëse Liverpuli i tij nuk del mirë sot në “San Siro”, porse në prag të ndeshjes së Championsit nuk e bëri. “Nuk kemi problem për këtë, – tha gjermani, – nuk jemi edhe aq të lodhur, as Mane dhe Salah që kanë qenë në Kupën e Afrikës. Ata e kanë marrë veten”.

Klopi pohon se ndeshja në Milano do të jetë e nivelit të lartë, “një përballje e madhe, mes dy skuadrave shumë të mira”. Tekniku i të kuqve thotë se “Interi është skuadra më e mirë në Itali, me një trajner shumë të përgatitur, do të luajmë ndaj një rivali që është pabesueshmërisht i fortë”. Për Klopit, të dy ekipet kanë emër të madh, ndërsa thotë se kjo sfidë nuk do të vendoset nga historia. “Kemi një shans dhe duhet të provojmë që ta shfrytëzojmë”, – thotë ai.

Sfidanti.al