Interi po fluturon në Serinë A me një “armë plus”, Xhekon!

Kishte 4 muaj që nuk shënonte në kampionat dhe më në fund ia doli. Edin Xheko realizoi dy herë në fitoren 6-0 të Interit në fushën e Veronës, një sukses që tregon momentin shumë të mirë të zikaltërve. Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë dhe në gjysmëfinalen e Championsit, atmosfera duket më e qetë dhe e mirë, dhe ja ku jemi në zonën e Ligës së Kampionëve në Serinë A. Lautaro Martinez shënoi gjithashtu dy gola, dhe trajneri Inzagi ka një sulm në formë, pasi edhe Lukaku e ka marrë veten. Interi është në vend të 4-ët me 60 pikë, katër pikë pas Lacios dhe tre pas Juventusit.

Sfidanti.al