Nuk bën punë Embijdi, Bostoni mund thellë Filadelfian

Miqtë do të luajnë ndeshjen e radhës në fushën e tyre dhe e kanë një epërsi pasi kanë arritur një fitore “në rrugë”. Filadelfia mbetet me shanse të mira për të shkuar në finalen e Konferencës Lindore, ndonëse disfata në fushën e Bostonit këtë herë ishte e thellë. Edhe pse u kthye Zhoel Embijd, sërish Siksersat nuk ia dolën dhe humbën 87-121! Braun shënoi 25 pikë për vendasit, Brogdon shtoi 23, ndërsa Xhejzën Tatëm pati shumë faulla dhe shënoi vetëm … 7 pikë. Embijd shënoi gjithashtu pak, vetëm 15 pikë, ndërsa erdhi nga dëmtimi.

Sfidanti.al