Cilët lojtarë cilësohen të pashitshëm tek Bajerni?!

Nuk janë edhe aq pak, dhe mund të garantojnë një skuadër mjaft të mirë, pavarësisht dështimeve të këtij sezoni. Tek Bajerni ka disa futbollistë që cilësohen të paprekshëm dhe ky grup nis me kapitenin Nojer, që pritet të kthehet nga dëmtimi. Po ashtu, Çupo-Moting i sulmit, Kimih, Lykas Hernandez, Alfonso Dejvis, Leon Gorecka, Upamekano, Musiala, Koman, De Ligt apo Tomas Myler. Zhoao Kanselo cilësohet tepër i shtrenjtë, ndërsa Sane apo Mane mund të largohen, ndonëse i pari edhe mund të mbahet.

Sfidanti.al