Inzagi: Le ta mbyllim sezonin me madhështi!

Momenti është shumë i mirë dhe ai kërkon vetëm që të vazhdojë. Një skuadër si Interi, pas shumë kritikave, po e merr veten, dhe Simone Inzagi është kthyer në një pikë referimi, ndërsa pak javë më parë cilësohej si kandidati numër 1 për t’u shkarkuar. Kështu janë punët në jetë dhe Inzagit i mbetet vetëm t’u lutet lojtarëve të tij. “Nuk duhet të ndalemi, – thotë ai, – le ta mbyllim sezonin në mënyrë të madhe. Vendin e katërt në kampionat e kemi të detyrueshëm, ndryshe është dështim. Kemi bërë gabime sepse nuk kemi qenë aq efikasë në të kaluarën. Sa për Championsin, mbetet e vështirë, por Milanin e njohim”.

Sfidanti.al