Pioli: Nëse nuk ndryshojmë marsh, do të jetë e pamundur t’ia dalim

Zona Champions duket larg, edhe pse në të vërtetë është vetëm 2 pikë më sipër. Gjithsesi, përshtypja është se ky Milan po humb terren, po gabon me skuadra që duhej t’i kishte mundur, ndërsa rivalët po ecin më shpejt. Trajneri Stefano Pioli u bën një thirrje lojtarëve të tij. “Kështu nuk mund të vazhdojmë, – thotë ai, – nëse nuk ndryshojmë marsh do të jetë e vështirë të hyjmë në 4 vendet e para, pra rrezikojmë Championsin. Ne jemi Milani, mund të luajmë shumë më mirë se kaq, pra le të reagojmë”.

Sfidanti.al