Skuadra kampione në fuqi, dhe që tregoi karakter ndaj Napolit në kampionat dhe në Champions, po kalon një moment shumë të vështirë. Barazimi 1-1 në shtëpi me Kremonezen ishte një goditje e madhe në synimin për të siguruar Championsin nga Seria A, madje ndeshja ishte thuajse e humbur. Goli i Mesiasit në fund nuk dha ndonjë shpresë të madhe, edhe pse gëzoi paksa, ndërsa kritikat në mediat italiane ishin të forta. Theksohet se skuadra e trajnerit Pioli nuk ka stolin e duhur për një sezon kaq të ngarkuar, ndërsa në renditje ka rënë në vendin e 7-të, edhe pse vetëm 2 pikë larg zonës Champions.
Sfidanti.al