Është shumë pranë triumfit në Premier Ligë, ndonëse ende nuk ka përfunduar. Erling Halandi ka ndihmuar Mançester Sitin që të shkojë përpara këtë sezon me rekordin e tij të 35 golave në kampionat, si dhe me 51 rrjeta gjithsej. Ndërkaq, ylli norvegjez deklaron se nuk i hyjnë aspak në sy rekordet individuale. “Do t’i jepja të gjithë me kënaqësi, vetëm që të fitonim tripletën, – thotë ai, – ne duam Championsin, kampionatin dhe Kupën e Anglisë”. Siti është në gjysmëfinale të Championsit ndaj Realit dhe në finalen e kupës kundër Man. Junajtidit.
Sfidanti.al