Ka gati 570 gola në karrierë, një nga shënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, edhe pse jo niveli i Pelesë, Ronaldos, Bicanit, Mesit, Pushkashit, Gerd Mylerit apo Romarios. Zllatan Ibrahimoviç është një legjendë e futbollit dhe me rrjetën e shënuar në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit të Italisë, arriti në 400 në total nëpër kampionate. Fitorja e Milanit ndaj Romës u arrit sidomos falë Ibrës, i cili arriti në 150 rrjeta në Serinë A, padyshim një nga sulmuesit më të mirë. Suedezi është i vetmi lojtar në botë që ka shënuar në 4 dekadat e fundit, ndërsa nuk duket se do të ndalojë edhe pse është 40 vjeç. Kështu premtoi edhe në intervistën e fundit, ndërsa objektivi i madh është të fitojë përsëri titullin kampion në Itali.
Sfidanti.al