Përse klubet e mëdhenj të Europës duan trajnerin e Ajaksit, Ten Hag?!

Njukasëlli është gati t’i japë 11 milionë paundë stërlina në vit (6 milionë pas taksave) për ta bërë të tretin më të paguarin në Premier Ligë pas Guardiolës e Klopit. Mançester Junajtidi i Barcelona e kanë në listat e tyre, ndërsa Totenhemi e kërkoi pas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Erik Ten Hag duket se nuk e ka të lehtë të largohet nga Ajaksi dhe të bashkohet me një ekip me emër në një nga ligat e mëdha të Europës, por duket dëshiron të vazhdojë punën tek Ajaksi, së bashku me drejtorin sportiv, Mark Overmars. Këta dy burra kanë krijuar sërish Ajaksin e shkëlqyer të dikurshëm duke iu afruar lavdisë së viteve 90-të me Van Galin, që doli kampion i Europës me një ekip me moshë shumë të re. Ten Hag arriti gjysmëfinalet e Championsit me një ekip të ri dhe iu larguan De Ligt, De Jong, Van de Bek, Zijeç apo Dolberg. Tashmë, në ekip kanë ardhur të tjerë si Timber, Rensh, Gravenberç apo Darami, të moshave 19-20 vjeç. Ky është një sukses i madh për 51-vjeçarin, i cili nuk dihet nëse do të pranojë të ikë nga Ajaksi.

Sfidanti.al