E vërtetë që nuk e ka fituar dot asnjëherë Championsin, dhe se nuk e ka fituar Topin e Artë. Kjo diçka duhet të thotë për Zllatan Ibrahimoviçin dhe krahasimin e tij me dy legjendat e tjera të sotme, Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, por vetë suedezi nuk e ka tipar të vetin modestinë. “Unë jam më i miri, – thotë ai për “Frans Futbollin”, – nëse do të flasësh për cilësitë individuale, të brendshme të lojtarëve, atëherë unë nuk kam asgjë më pak sesa Mesi apo Ronaldo. Nëse flasim për Championsin, dakord, unë nuk e kam fituar. Këto janë fitore kolektive, jo individuale. Më pyesni nëse më mungon Topi i Artë? Jo, mendoj se unë i mungoj Topit të Artë”. Ibra luajti në karrierë për ekipe të mëdhenj si Ajaksi, Juventusi, Interi, Barcelona, Milani, Paris SG dhe Mançester Junajtid, por sërish nuk e ka fituar dot Championsin.
Sfidanti.al