Nuk mund t’i ulim poshtë atletët nga vendi i madh përtej Atlantikut sepse Rej Benxhamin bëri një garë të jashtëzakonshme duke e thyer edhe ai rekordin botëror, por për fat të keq u përball me një “përbindësh” që shkëlqeu më shumë. Kjo ndodhi në garën e 400 metrave me pengesa për meshkuj në Tokio 2020. Norvegjezi Karsten Varholm fitoi medaljen e artë duke dhënë kohën 45”94. Amerikani Benxhamin dha kohën 46”17. Një garë e jashtëzakonshme sepse vetëm 1 muaj më parë Varholmi theu rekordi 29-vjecar me kohën 46”70, por tani i mori 8 të dhjetat kohës së tij.
Sfidanti.al