Interi mund të mos ketë para, por i tha “Jo” Çelsit për Lukakun

Edhe vetë sulmuesi e kishte deklaruar që më parë se nuk dëshironte të largohej nga Milano. Romelu Lukaku nuk e quan veten “monedhë shkëmbimi”, të paktën jo për të lëvizur aq lehtë, dhe synon të krijojë një traditë tek Interi. Pas fitimit të titullit në Serinë A, edhe pse trajneri Konte u largua, Lukaku ishte i vendosur të provonte suksese të tjera me trajnerin  e ri Inzagi. Oferta e Çelsit nuk e impresionoi dhe vetë Interi e hodhi poshtë, edhe pse u premtuan 100 milionë euro si dhe kartoni i Markos Alonsos. Interi vërtet është në vështirësi financiare, por jo aq sa që të dorëzohet pa kushte.  Sa për Tomas Tuhelin,  ai duhet të mendojë se cfarë duhet të bëjë sepse as Dortmundi nuk dëgjon  ta humbasë Halandin

Sfidanti.al