Natyrisht që ai nuk ka kontratë dhe një makinë të austriakëve. Fernando Alonso ka në dispozicion një makinë shumë më modeste të Formula 1, por kjo nuk e pengoi të bëhej piloti më i mirë i ditës në Çmimin e Madh të Hungarisë, ndonëse krejt i madh ishte edhe fituesi, Esteban Okon (në foto meAlonson). Spanjolli 40-vjeçar mbajti më shumë se 10 xhiro pas vetes Ljuis Hamiltonin, duke mos lejuar që kampioni i botës i Mercedesit të fitonte garën. Kjo i lumturoi shumë tek Red Bulli, pasi shefi i skuadrës Kristian Horner tha se “duket sikur Alonso po garon për Red Bullin”. Edhe Maks Verstapen pohoi se “ai bëri diçka të madhe dhe na ndihmoi”. Vetë Hamilton tha se “Alonso mëm dha një ditë ferri”.
Sfidanti.al