Kevin Zefi, Interi duhet të falenderojë “Breksitin” që ai nuk shkoi në Angli

Djaloshi me origjinë shqiptare, i lindur nga prindër shqiptarë, është bërë histori në Irlandë. Nëmoshën  15-16-vjecare cilësohet si talenti më i madh i vendit, dhe një nga më të mirët e moshës në Europë. Kalimi i tij tek Interi në Serinë A ende është një lajm në mediat irlandeze, por edhe në ato italiane pasi më parë e deshi Juventusi. Zikaltërit duhet të falenderojnë Breksitin,  daljen e Britanisë së Madhe nga BE, që Zefi nuk shkoi në Premier Ligë. “Irlanda është pjesë e BE-së,  – thotë Zefi,  – dhe unë mendoj që është më mirë që shkoj në Itali duke pasur një pasaportë europiane, pra nuk do të luaj si jashtëkomunitar. Breksiti bëri që të mos pranoja të shkoja në Angli”. Zefi është 16 vjec, 1.76 shtatlartë, dhe ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje për Irlandën U15.

Sfidanti.al