Grilishi si kapiten i vërtetë, del në stërvitje tek Aston Vila, jo si Kejni!

Dikur këtë e bëri Fabregas, dhe tifozët e çmuan. Ish-ylli i Arsenalit dëshironte kalimin tek Barcelona,  por iu përgjigj përgjegjësisë së tij si kapiten duke dalë në fushë si përherë, e duke ia  lënë klubeve që të merreshin  vesh. Kështu si Fabregasi bëri edhe Xhek Grilish, mesfushori i Anglisë dhe kapiteni i Aston Vilës,  që kërkon një kalim tek Mançester Siti.  Klubi i Guardiolës i kërkoi që t’i thoshte Vilës se donte që të largohej, e ndoshta Grilish e ka bërë, por jo duke protestuar. Ndryshe nga Harri Kejn, kapiteni i Anglisë dhe zv. Kapiteni i Totenhemit,  që nuk u paraqit në stërvitje këtë të hënë me gjasë si protestë për dëshirën  që të kalojë tek Siti.  Kejni po ngjan më shumë me Usman Dembelenë që protestoi e nuk  doli në stërvitje tek Dortmundi derisa ikur tek Barcelona, dhe jo si Grilish e Fabregasi.

Sfidanti.al