Ibra-Zhiru? Sipas francezit, “dyshen e pleqve” e ka dashur vetë Zoti!

Njëri është 39 vjeç e shpejt do të jetë 40,  tjetri duket “fringo” në moshën  34-vjeçare. i tillë sulmi i Milanit që mungesën e financës po përpiqet ta mbulojë me emra sa më shumë të mëdhenj, edhe pse të vjetër. Pas kampionit të madh suedez, që vlerësohet si njëri nga yjet direkt pas Leo Mesit e Kristiano Ronaldos, Milani merr edhe Olivie Zhirunë që është kampion i botës me Francën e që ka luajtur për Arsenalin e Çelsin. Vetë Zhiru thotë se Milani duhet të ketë besim tek dyshja e sulmit,  pavarësisht moshës, ndërsa ngacmohet se përse nuk u bë në janar kalimi tek Interi, ndërsa tani u realizua ky tek Milani. “Kështu deshi Zoti”, – tha francezi,  duke mbuluar me këto fjalë të vërtetën  se kështu deshi vetë ndërsa në janar ishte Çelsi që nuk e lejoi.

Sfidanti.al