Kendra Harrison duhej të kishte dalë kampione olimpike në Tokio, të paktën sipas parashikimeve dhe traditës së përballjeve të saj me rivalen e saj kryesore. Gjithsesi, Jasmina Kamaco-Kuin nga Porto Riko shkaktoi një të papritur që në gjysmëfinale duke vendosur rekordin olimpik me 12”26, si dhe duke mbajtur ritmin e saj në finale për të fituar të artën me 12”37, duke e lënë prapa vajzën amerikane. Jasmina u bë portorikania e dytë që fiton të artën olimpike në histori. SHBA-së këtë herë i prishi punë një vend që është territor amerikan si Porto Riko, duke i hequr një medalje të artë në luftën me Kinën.
Sfidanti.al