Ishte në fushë në një ndeshje që u konsiderua e cmendur dhe nuk zhgënjeu, ndonëse blutë e Londrës u mundën madje me përmbysje. Trajneri Tomas Tuhel këtë herë e zbriti Armando Brojën tek Çelsi U23, duke mos e marrë në duelin Çelsi-Arsenal për të rritur, por kjo nuk e pengoi sulmuesin shqiptar që të tregonte veten. Broja shënoi një gol të shkëlqyer duke depërtuar që nga mesfusha e duke treguar se nuk e ka problem të luajë me 23-vjeçarët edhe pse është ende 19 vjec. Jo më kot, nuk e pati problem të luante ndaj të rriturve në Superligën e Holandës, apo edhe në ekipin e parë të Çelsit. Nuk dihet se çfarë ka në mendje trajneri Tuhel, por duket se Broja u zbrit tek U23 për të luajtur sa më shumë dhe për të qenë gati për ekipin e parë.
Sfidanti.al